Gjithnjë në shërbim të fjalës së Resulullahut, alejhi’s selam

Kjo faqe, ani pse modeste, synon një shërbim special fjalës së Pejgamberit, alejhi’s selam, njeriut që njerezimi i ka shumë borxh. Meqë janë punuar faqe përkitazi me Kur’anin Famëlartë, menduam se hapi ynë fillestar në këtë aspekt, mbase do të jetë i mirëseardhur për muslimanët shqiptarë e në vecanti për ata që digjen nga malli e dashuria për fjalët e Resulullahit, paqja e Allahut qoftë mbi të.

Ndonëse si ide e nismë e imja, faqja do të jetë në radaktimin tim por edhe në shërbimin e perkrahjen tuaj. Andaj, une si i tillë e ju si kontribues, besoj se do t’ia dalim që në nje të ardhme të afërt, ta bëjmë faqe me nam për tërë botën islame.

Le të punojmë e shpërblimin ta kërkojmë tek Haudi i Resulullahit, alejhi’s selam!

wes selamu alejkum!